Ministri Gashi viziton Nexhmije Pagarushën në spital

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi e ka vizituar sot në spital Nexhmije Pagarushën.

Gashi nga vizita e tij po ashtu ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësoren të Nexhmijes, për të cilën thotë së është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, ka shkruar Kujtim Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme