MKRS-ja mbështet me 3 500 euro Frankofoninë në Kosovë

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 13:54 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën franceze në Prishtinë.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”,  siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.

Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3 500 00 € (tremijë e pesëqind euro), për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme