MKRS nga muaji ardhshëm nis punën në Prizren

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 17:47 | Nga

Qysh në fushatën zgjedhore te vitit të kaluar ishte premtuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të shpërngulet në qytetin e Prizrenit.

Siç duket, ky premtim shumë shpejt do të bëhet realitet.

Kjo për arsye se Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar kërkesën e MKRS-së për zhvendosjen e një pjese të stafit në ndërtesën e ish Rektoratit të Universitetit të Prizrenit dhe në ndërtesën e xhandarmërisë.

Samir Hoxha nga MKRS, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ky proces është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.

“Procesi i zhvendosjes se një pjese të MKRS-së në qytetin e Prizrenit po ecën sipas dinamikës së paraparë. Ne tani kemi një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit i cili ka miratuar kërkesën e MKRS-së për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave për nevojat e MKRS-së”, tha Hoxha.

Ai po ashtu ka treguar se më së largu deri në fund të këtij muaji, një pjesë e stafit të MKRS-së do të zhvendosen në objektin e ish Rektoratit.

“Tek ndërtesa e ish Rektoratit të Universitetit të Prizrenit më së largu deri në fund të këtij muaji do fillojë procesi i bartjes së një pjesë të stafit pasi që kushtet infrastrukturore janë të përshtatshme për punë, ndërsa tek ndërtesa e ish xhandarmerisë ekzistojnë disa probleme të natyrës pronësore me ç’rast mbetet nën përgjegjësinë e autoriteteve te Komunës së Prizrenit që t’i zgjidhin ato”, përfundoi Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme