Mllefi i Orhan Pamuk

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 14:43 | Nga

Në një intervistë të gjatë, dhënë versionit frëngjisht të revistës “Philosophie Magazine” (dhe përkthyer edhe në edicionin gjermanisht të revistës) shkrimtari dhe nobelisti turk Orhan Pamuk, ndër të tjera flet edhe për situatën e rëndë që mbizotëron në vendin e tij.

Boris Razon nga Philomag: Para dhjetë vitesh u kërcënuat me vdekje dhe u ndoqët penalisht, ngase folët mbi gjenocidin ndaj armenëve në vitin 1915. Çështja vazhdon të mbetet edhe sot tabu në Turqi. Çka mendoni sot mbi këtë punë?

Orhan Pamuk: Unë jam i gëzuar për zhvillimin ekonomik që Turqia e ka bërë 15 viteve të fundit, megjithatë pa liri të shprehjes s’ka ardhmëri. Që të mundesh të flasësh mbi atë se çka ka ndodhur në vitin 1915 ka të bëjë me lirinë e mendimit.

Ndërkohë ne jemi të shqetësuar me represionin dhe humbjen e lirisë. Ne përjetojmë gjëra të tmerrshme. Pas puçit të fundit u shkarkuan mbi 130 mijë njerëz nga postet e tyre. Disa prej tyre nuk do gjejnë më kurrë punë. Ndodhin tepër vetëvrasje. Dhe pothuaj fare nuk raportohet nëpër media për këtë epidemi. Janë arrestuar mbi 50 mijë njerëz. Shumica prej tyre as që kanë dalë para gjyqit. Gjë që u përngjanë romaneve të Kafkës.

Rreth 170 gazetarë janë në burgje me akuzën të jenë terroristë. Kjo është situata, siç është zhvilluar tri vitet e fundit. Jam i shqetësuar dhe mllefosur. Fatkeqësisht autoritarizmi kalon më lehtë se ç’e kam besuar unë.

Boris Razon: U ka habitur gjithë kjo?

Orhan Pamuk: Po dhe jo. Megjithatë 49% janë kundër, refuzojnë autoritetet. Çka do që ata duan të imponojnë do të hasin në kundërshtim, këtë s’duhet ta harrojmë.

[Magazina filozofike për dhjetor 2017 – janar 2018: Fq. 64-69. Përkthyer pjesërisht nga Xhemal Ahmeti]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme