Mos mendo kaq shumë…

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 21:01 | Nga

Gjeni më poshtë disa thënie të mençura që sugjerojnë që nganjëherë nuk ia vlen ta mundojmë veten shumë, sepse çdo problem ka zgjidhje.

“Mos mendo kaq shumë. Do të krijosh një problem të ri që nuk ekzistonte më parë”.

“Mjaft mendove kaq shumë. Është normale të mos i dish përgjigjet. Ato do të vijnë tek ty, atëherë kur më pak i pret”.

“Ndonjëherë duhet të mos mendohesh kaq shumë. Thjesht shko atje ku të çon zemra”.

“Nëse kalon shumë kohë duke menduar për diçka, me gjasa nuk ke për ta zgjidhur atë”.

“Nuk ke për të pasur një të nesërme më të mirë, nëse akoma po mendon për të djeshmen”.

“Mjaft u mendove pamasë. Çfarëdo që të jetë për të ndodhur, do të ndodhë”.

“Të mendosh shumë nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do ta ngadalësojë trurin tënd dhe do të çojë në depresion”.

“Të mendosh pamasë është një tregues i dhimbshëm se ti shqetësohesh edhe kur nuk duhet të shqetësoheshe”.

“Pse mendojmë kaq shumë, ndiejmë kaq pak…”

Të ngjashme