Në Janjevë mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 20:40 | Nga

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, në Janjevë, është mbajtur edicioni i 22-të me radhë manifestimi letrar – kulturor “Gjurmë të Gjeçovit” 2016. Po ashtu në këtë ditë është kremtuar dita e SH.F.M.U në Janjevë e cila mban emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit.

Etnologu e publicisti Gjeçovi ka lindur në Janjevë, ka shërbyer si mësues dhe famulltarë në shkollën e Janjevës dhe në shumë vise të tjera shqipëtare.

Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli, ka çmuar lart figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se, ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërit prej figurave më emblematike të kohës, e këtë vit manifestimi kushtuar Atë Gjeçovit është edhe më madheshtor pasi që pak muaj më parë u bë shenjtërimi i Nënës Terezë, bijës tonë të madhe që me punën edhe sjelljen e saj të urtë i përvetësoj miliona zemra të fëmijëve dhe të varfërve anë e mbanë Botës.

Manifestimi është mbyllur me orë letrare nga përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe anëtarëve të grupit letrar “ Fazli Grajqevci” të Lipjanit, ndërsa, nxënësit e sh.f.m.u “ Shtjefën Gjeçovi”, kanë shfaqur një program kulturorë.

Të ngjashme