Në Maqedoni me ekspozitë shënohet 100 vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 18:06 | Nga

Për nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit Ibrahim Kodra, në galerinë Maqedonisë do të mbahet një ekspozitë me veprat e piktorit të njohur shqiptar.

Galeria kombëtare e Maqedonisë në Shkup në bashkëpunim me galerinë kombëtare të Kosovës dhe fondacionin “Ibrahim Kodra” kanë organizuar ekspozitë me veprat e artistit të madh shqiptar.

Të shtunën më 12 maj në muzeun kombëtar në Shkup “Chifte Hammam” do të ekspozohen veprat e artistit.

Në Maqedoni me ekspozitë shënohet 100 vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme