“Netflix” me serial të ri për Sigmund Freudin

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Sigmund Freud, psikoanalist dhe filozof austriak, do të jetë në qendër të vëmendjes së një seriali të ri që do të transmetohet në “Netflix”.

Rrëfimi tregon se austriaku angazhohet për të ndjekur një vrasës serik në Vjenë teksa bashkëpunon me policinë lokale si dhe një medium.

E gjithë ngjarja ambientohet në shekullin XIX-të, në kryeqytetin austriak që ishte tmerruar nga një vrasës.

Ky njëkohësisht do të jetë seriali i parë austriak që do të transmetohet në nivel botëror në “Netflix”.

Regjia i është besuar Marvin Kren, i njohur për dramën e “TNT”-së, “4 Blocks” gjersa edhe skenari po ashtu do të shkruhet nga Kren, në bashkëpunim me Stefan Brunner dhe Benjamin Hessler.

Theksojmë se ky është një bashkëprodhim i kinematografisë së Austrisë dhe Gjermanisë, seriali do të ketë 8 episode.

Ndryshe, xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, ndërsa transmetimi është parashikuar për në fund të 2019-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme