Një dekadë pas paralajmërimit vjen premierë filmi “Kësulat”

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ka pesëmbëdhjetë vjet që është shkruar skenari, e para nja një dekade disa herë ishte paralajmëruar e proklamuar fillimi i xhirimeve. Ishin bërë disa audicione në Prishtinë, qenë përzgjedhur të tjerë aktorë, qe lansuar edhe një tjetër pllakat i filmit. Më 2007 ishte thënë se njërin prej roleve pritej ta luante edhe aktorja e famshme italiane, Isabella Rossellini.

Por të mërkurën, ekipi i filmit “Kësulat”, ka ardhur në kryeqytet me një tjetër lajm: atë të shfaqjes së premierës.

Në kinemanë “ABC”, aty ku të shtunën do të shfaqet për herë të parë, ekipi i këtij projekti filmik me skenar të kosovarit Jimi Tihovsi nën regji të britanikut Alan Trow, ka folur krejt pak për gjithë historinë deri te realizimi. Është koncentruar te tema që në thelb ka marrëdhëniet mes një familjeje shqiptare dhe asaj serbe. Pak ditë para fillimit të bombardimit të NATO-s në Kosovë, ata që dikur ishin fqinjë kthehen në armiq. Kasta e aktorëve përbëhet nga Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Meli Qena, May-Linda Kosumoviç, Ismail Kasumi, Fatime Sefaj, Labinot Raçi. Edhe skenaristi Tihovsi ka një rol.

Ngjarja zhvillohet në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme