“Një muaj” me zërin e personave të margjinalizuar të shoqërisë

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Vargjet “a thua ma lehtë pa dhimbje, a thua ma bukur pa lot”, të këngës së njohur “A thua” të Muharrem Qenës, bëhen përshkrues mjaft të mirë të gjendjes shpirtërore të Anës (Makfire Miftari), shkruan sot Koha Ditore.

Një radiostacion, në ditën e parë të çdo muaji, e nis emisionin e tij pikërisht me këtë këngë.

Edhe jeta e saj ka një fillim çdo muaj. Ajo është një grua 40-vjeçare, e verbër, e cila në një formë është kthyer në barrë për motrat e saj, të cilat dakordohen që secila ta mbajë atë në shtëpinë e saj veç nga një muaj.

Prandaj edhe regjisori i ri, Zgjim Terziqi, e ka titulluar filmin e tij “Një muaj”. Ky film pati premierën botërore në tetor të vitit të kaluar në festivalin e kategorisë “A”, në Kajro, në kategorinë “International Cinema of Tomorrow Competition”.

Pas kësaj filmi vazhdoi rrugëtimin e tij nëpër festivale të tjera, ku edhe u shpërblye me çmime. Të mërkurën u shfaq edhe para publikut kosovar në kuadër të edicionit të 17-të të “DokuFestit”. “Një muaj” është pjesë e garës kombëtare e po ashtu edhe kandidat për çmimin e publikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme