Nobelisti turk Orhan Pamuk flet për puçin dhe librin e tij të ri

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 16:49 | Nga

Nobelisti turk Orhan Pamuk ashpër ka kritikuar qeverinë turke për shkak të ndjekjes së gazetarëve dhe shkurtimin e të drejtave të grave.

“Gjëja më e rëndë është se këtu në Turqi është e pranishme frika. E ndjej se të gjithë janë të frikësuar. Kjo nuk është normale. Liria e hulumtimit publik ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm”, ka thënë Orhan Pamuk, me rastin e botimit të romanit të tij të ri, i cili nga mesi i kësaj jave pritet të dalë nga shtypi dhe të jetë në raftet e librarive.

Pamuk, në prononcimin për gazetën e Stambollit “Hyrrijet”, ka akuzuar qeverinë turke se po i ndjek gazetarët dhe që në forma të ndryshme po i keqtrajton në rastet kur ata nuk i duartrokasin.

Shkrimtari ashpër ka kritikuar qeverinë turke për shkak të ndjekjes së gazetarëve dhe shkurtimin e të drejtave të grave.

“Shumë miq të mi më thonë se ky apo ai gazetar ka humbur punën. Tash, për më keq, i janë nënshtruar maltretimit edhe ata gazetarë që janë shumë të afërt me qeverinë”, ka thënë ai duke treguar për problemin që kohëve të fundit është shumë i pranishëm në Turqi.

Sipas shoqatave të mediave lokale dhe organizatave joqeveritare, në burgje për dënim presin 20 gazetarë, ndërsa kundër 150 gazetarëve të tjerë është hapur procedura gjyqësore e 400 gazetarë kanë humbur vendet e tyre të punës apo janë detyruar të japin dorëheqje.

Në mesin e tyre ka shumë sosh që janë emra të njohur të gazetarisë në Turqi. Në shënjestër janë vënë edhe rrjetet sociale, por edhe korrespodentët e mediave të mëdha nga bota, të cilat në botë dërgojnë “fotografi të rreme” për Turqinë.

Liria e shtypit tash është në nivelin më të ulët në disa dekada të fundit, thonë në shoqatat mediale.

Pamuk në intervistën për gazetën e Stambollit “Hyrrijet” ka kritikuar kryetarin Taip Erdogan edhe për shkak të deklaratës së tij se gratë dhe meshkujt për nga natyra nuk mund të jenë të njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme