Nobelistja e guximshme e rrëfimeve reale

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 16:02 | Nga

Nëse ka pasur ndonjëherë vepër që e përshkruan më së miri manifestin e synimit, është romani debutues i Svetlana Alexievichit, “War’s Unwomanly Face” (Lufta nuk ka fytyrë gruaje).

Botuar më 1985 e që ngjarjen e zhvendos gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky roman bën bashkë një seri monologjesh prekëse dhe shpeshherë lëvizëse mbi brutalitetin dhe mungesën e shpresës në luftë – të gjitha të rrëfyera nga gratë dhe fëmijët.

Është vendosmëria e saj e guximshme për të rrëfyer histori të tilla reale e kaq brutale që e ka bërë Alexieich të jetonte në arrati për një dekadë.

Ajo është lindur më 31 maj të vitit 1948 në qytetin ukrainas Stanyslaviv – tashmë qytetin e Ivano-Franskivskit, në rajonin qendror lindor të shtetit – nga e ëma ukrainase dhe babai bjellorus. Alexievich do të bëhej fillimisht mësimdhënëse (të dy prindërit e saj ishin mësimdhënës), më pastaj reportere në qytetin bjellorus Narovl, duke shkruar për peshkimin dhe kulturën gjatë viteve ’70.

Të ngjashme