Paul McCartney, me këngë për Donald Trumpin në albumin e ri

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 15:48 | Nga

Duket se këngëtari dhe kompozitori i njohur britanez, Paul McCartney, ka për të thënë diçka për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në albumin e tij të ri, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari, McCartney gjatë një vizite që u kishte bërë studentëve të artit në Institutin e Artit në Liverpool, ka shkruar Billboard, përcjellë KultPlus.

‘Nganjëherë situata në botë bëhet kaq e çmendur, saqë duhet t’i japësh një adresë’, ka thënë përpara studentëve, këngëtari 75 vjeçar, McCartney.

Të bëjë një këngë e cila do të kritikonte, Donald Trup, nuk është edhe krejt e papritur, pasi McCartney, ka përkrahur Hillary Clinton në vitin 2016, dhe së fundmi në një intervistë të realizuar me gazetën australiane, “Daily Telegraph” McCartney ka kritikuar presidentin e ShBA-ve.

‘Unë nuk e përkrahi Donald Trupin. Ai është paragjykues, dhe paragjykimet e tij, me raste janë edhe në mes të njerëzve’, ka thënë këngëtari, Paul McCartney, i cili tani mendimin dhe kritikat e tij për Trump, do t’i sjellë përmes këngës.

Lista e muzikantëve që kanë kënduar apo janë shprehur kundër Trump përfshin Fiona, Death Cab, Roger Waters, Joan Baez, Carole King, Loudon Wainewright III, Billy Bragg dhe Lady Gaga, e cila të mërkurën, lëshoi një deklaratë të ashpër në Twitter, pasi Trump njoftoi ndalimin ushtarëve transgjinorë në ushtrinë amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme