Mbahet tryeza “Komunikimi masiv dhe vizual në relacionin Kroaci-Kosovë”

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 10:47 | Nga

Me rastin e 9- vjetorit të Pavarësisë së Republikës Kosovës, Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën. “Komunikimi masiv dhe vizual në relacionin Kroaci-Kosovë”.

Në këtë tryezë pjesëmarrësit ishin mysafirët nga Kosova, Seremb Gjergji, Adem Haliti, Albulena Bilalli, dhe Shkëlzen Rexha.

Pasi fjalës hyrëse dhe përshëndetjen e mysafirëve, përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb të Ngarkuarin me punë të Ambasadorit E.T.Z Uliks Emra, këshilltarin në Ambasad, Amir Haziri, deputeten në parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj Perlaskaj, si dhe kryetarët e shoqatave shqiptare në Kroaci.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Unionit Esad Çollaku, i cili falënderoi mysafirët e nderuar nga Kosova duke potencuar se është ky organizimi i parë që behët në hapësirën e komunitetit tonë e cila nga Kryebashkiaku Milan Bandiq i është ndarë Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Zagreb.

Të pranishmit i përshëndeti Ermina Lekaj Prljaskaj e cila e mbështeti këtë projekt të organizuar nga Ardita Lokaj dhe të përkrahur nga Unioni. Ermina Lekaj Perlaskaj theksoi se është e lumtur që sot për herë të parë, me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizohet një tryezë e rrumbullakët me temë jashtëzakonisht të qëlluar.

I Ngarkuari me punë të Ambasadorit Uliks Emra i përshëndeti të gjithë të pranishmit e në veçanti mysafirët nga Kosova, kurse Unionin falënderoi për organizim të kësaj tryeze.

Tema ishte shumë interesante se kishte të bëjë më komunikimin në relacionin Kroaci-Kosovë. Në vazhdim të pranishmit i përshëndeti Gëzim Rexhepi i deleguari i Kyrebashkiakut Milan Bandiq, dhe kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit Shuip Ziberi.
Pas fjalëve përshëndetëse, gazetari nga Kosova Seremb Gjergji u shpreh se komunikimi një mjet i cili tani në botën bashkëkohore ka rëndësi të veçantë. Ai me këtë rast përmendi mundësinë e medieve online si komunikim me relacion me të lehtë. Gjatë ligjërimit të tij potencoi edhe disa mundësi më të lehta siç janë You Tube, Facebook, Twitter etj.

Gazetari dhe zyrtari për komunikim me media dhe publikun ne komunën e Obiliqit, Adem Haliti shpalosi anën mediale të relacionit Kroaci-Kosovë, ku me këtë bëri të ditur se sido që kanë qenë situatat dhe mënyrat e komunikimit, lajmi dhe mesazhi për arritjet e sukseseve të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci është servuar me shumë denjësi nëpërmjet medieve të Kosovës.

Studentja e doktoraturës së grafikës në Zagreb dhe prof e grafikës Albulena Bilalli nëpërmjet komunikimit vizual bëri krahasimin e grafikës tradicionale të shtypit dhe të avancuar, e cila theksoi që teknologjia grafike në tranzicion është duke e fundosur grafikën tradicionale sepse ardhja e teknologjisë e ka bërë më të shpejt grafikën e avancuar dhe diferencën në përparësitë e mangësitë në teknologjinë grafike.
Prof. i fotografisë Shkëlzen Rexha, i cili nëpërmjet pamjeve fotografike i prezantoi trojet Shqiptare në mënyrën më të veçantë.

Të ngjashme