Përmes artit synohet të hiqen kufijtë në Ballkan

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 14:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës (GAK) organizon konferencën dy ditore me temën ‘Tejkalimi i kufijve dhe rinjohja përmes artit’.

Në këtë konferencë janë të ftuar drejtuesit e institucioneve shtetërore të artit vizuel Galeritë Kombëtare dhe Muzetë e Artit Bashkëkohor nga vendet fqinje.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani tha se kjo temë është shumë e rëndësishme për të gjithë.

“Edhe pse titulli tejkalimi kufijve dhe rinjohja përmes artit mund të ndjellë shumë pyetje dhe mund të tingëllojë si një titull i dëgjuar me qindra herë, mirëpo duhet ta pranojmë që është i vërtet dhe se kjo çështje ende ekziston në Ballkan, meqenëse kufijtë ende ekzistojnë dhe nuk njihemi mirë mes vete, sa i përket kulturës, zhvillimit të institucioneve etj”, tha ajo.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës tha se në planprogram kanë programin e ekspozitave ku hyn 16 ekspozita

“Në këto ekspozita kemi artist vendor, kemi artist që janë kosovarë dhe që jetojnë jashtë por që janë të suksesshëm në arenën ndërkombëtarë por edhe artist ndërkombëtarë. Si pikë të dytë e kemi programin e ligjëratave i cili është shumë i rëndësishëm, e kemi edhe programin e edukimit”, tha ajo.

Ajo tha që problemi kryesor me të cilin po ballafaqohen është fondi.

“Kemi diçka shumë të rëndësishme që jemi tu u ballafaqu, kemi problem natyrisht me fondin, dhe ky fond i galerisë është shumë problematik dhe këtë do ta zhvilloni një pikë në temat e ardhshme. Pse e kemi problem, sepse në mungesë të arteve bashkohore natyrisht edhe kjo galeri detyrohet ti ketë 3 role, të ruaj fondin e galerisë, të prezantoj artin dhe të edukoj gjeneratat e reja”, tha ajo.

Shkelzen Maliqi ish pjesëtar i këshillit drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës  rikujtoi me sfidat të cilat janë përballur gjatë viteve të 90-ta.

“Diku në vitet 93 spontanisht ja patën nisë me u organizu ekspozitat në kafiteri, në Pejë ka qenë një kafe galeri Evergreen aty kanë nejt ekspozues si Sokol Beqiri, këtu ka qenë Koha dhe e di që në 93-ën e patë bë një ekspozitë Ilirjana Loxha dhe unë e pata shkruajt një kritikë dhe ka pas titullin arti i rezistencën sepse rezistencë e përgjithshme ka qenë në atë kohë e shoqërisë kosovarë ndaj atyre masave të represionit”, tha ai

Këto diskutime do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

Gjatë ditës së dytë, seanca do të jetë e hapur për publikun ku artistët e ftuar dhe të vendit do të prezantojnë artin e tyre.
Folës në ditën e dytë: Dita Straova – Qerimi, Bojana Janeva – Semova (Maqedoni), Milan Lucic (Serbi), Shkelzen Maliqi dhe Mehmet Behluli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme