Përurohet libri “Jasharajt, simbol unikat i vetëflijimit”

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 15:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e aktiviteteve gjatë dhe pas ditëve të Epopesë së UÇK-së 5, 6 dhe 7 Mars në Prekaz, është përuruar libri-monografi “Jasharajt-simbol unikat i vetëflijimit”, me autor gazetarin Jusuf Bytyçi, raporton Ekonomia Online.

Gazetari Bytyçi duke qenë gazetar lufte, u tha se ka qenë dëshmitar i sakrificës së familjes Jashari.

Gjatë fjalimit të tij, autori Bytyçi tha se do të vazhdojë edhe më tutje të jap kontribut përmes librave. Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të shahen mes vete për parti politike.

“Mund të lavdërohemi, ta quajmë vetën patriot e trim por 20 vite më parë nuk kemi qenë ashtu. Ju falënderoj që më këni ndëruar. Mos u shani për parti, të gjithë jemi shqiptarë. Edhe pse s’kanë ardhur fizikisht familja Jashari, na kanë përshëndetur”, është shprehur Bytyçi.

Skender Zogaj, recenzent i librit, tha se autori ka përmbledhur fakte shumë të vlefshme për sakrificën e familjes Jashari.

“Kemi të bëjmë me histori që do të vazhdojë me shekuj. Në kulmin e etjes për liri u shfaq Adem Jashari. Pjesëmarrës i luftës, gazetari Jusuf Bytyçi përmbledh fakte jashtëzakonisht të vlefshme për sakrificën e familjes Jashari. Jepen shënime që këtë monografi e bëjnë dokument të vlefshëm”, ka thënë Zogaj.

Lektori i librit, Gani Bajraku, tha se sikurse Bytyçi edhe të tjerët që kanë informacione për veprimet e komandantëve duhet ta thonë fjalën e tyre.

“Bytyçi nuk do të jetë as i pari e as i fundit që flet për këto sakrifica. Është mirë për ata që janë në dijeni me veprimet e komandatëve të thonë fjalën e tyre. Dorëshkrimët si të Bytyçit kanë vlerë të madhe dhe u shërbejnë historianëve”, ka theksuar Bajraku

Ajete Zogaj, redaktore gjuhësore e librit tha se në librin i cili ka pesë kapituj janë pasqyruar fakte dhe rrëfime dëshmitarësh.

“Në zhvillimet e ngjarjeve historike përfshirë edhe luftën e fundit gazetarët kanë pasur rol të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Jusuf Bytyçin”.

“Një ravizim i kësaj historie është dhenë edhe në faqet e këtij libri se liria nuk fitohet pa sakrifica. Në libër janë pasqyruar fakte, rrëfime dëshmitarësh, intervista me personalitete ndërkombëtare. Libri është i ndarë në pesë kapituj, ka thënë Zogaj.

Përfaqësues të familjes Jashari nuk kanë qenë të pranishëm në përurim siç u tha për shkaqe personale.

Të ngjashme