Përurohet libri i Minir Dushit që i kushtohet xeherorëve të nikelit

Drenas | 12 Sht 2017 | 19:05 | Nga

Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, është bërë përurimi i librit “Xeherorët e Nikelit-Kobaltit të vendit tonë” i akademikut dhe profesorit universitar, Minir Dushi. Në përurim morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Minir Dushi, recensentët e librit Isuf Kransiqi dhe Shyqeri Kelmendi, familjarë e shumë qytetarë.

Ne emër të kryetarit Lladrovci, fjalë falënderuese për autorin dhe të pranishmit, foli nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i cili tha se Komuna e Drenasit ndjehet e privilegjuar qe një profesor universiteti, anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe akademik të bëjë përurimin e një libri aq të pasuruar me të dhënat e pasurive nëntokësore që ka Kosova.

Në emër të Komunës, ka folur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra i cili tha se nga sot studiuesit e rinj, inxhinieret e xehetarisë dhe gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë për pasuritë nëntokësore të nikelit dhe kobaltit, kanë këtë studim para vetës, një pasuri studimi të hollësishëm e të pasuruar me të dhëna.

Recensenti i librit, profesori universitar, Isuf Krasniqi foli për krijimtarinë e Akademikut Dushi, ndërsa profesori universitar Shyqyri Kelmendi foli rreth librit të autorit, duke thënë se Akademik Dushi me përkushtim tre vjeçar, duke hulumtuar arkivat edhe në Beograd ka arritur ta përfundojë këtë libër studimi.

Në fund të takimit, ka folur Akademik Minir Dushi, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ne realizimin e këtij libri, posaçërisht Komunën e Drenasit qe me dëshirën me të madhe ka pranuar që libri i tij të përurohet në ambientet e Komunës me qytetarët e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme