Përzgjidhet modeli për shtatoren e Çettës, ende s’ka lokacion

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 10:36 | Nga

Anton Çetta njihet si veprimtari, i cili me aktivitetin e tij bëri që shumë njerëz ta shtrijnë dorën e pajtimit në fillim të viteve ‘90. Zgjatja e dorës së djathtë është një nga elementet që bie në sy në bocetën që është përzgjedhur për t’u shndërruar në shtatore të mbledhësit të folklorit e prijësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa me dorën e majtë mban pallton, Çetta në bocetën me autor skulptorin Agon Qosa, duket sikur po përshëndetet me dikë që e shikon në sy.

Qosa ka fituar konkursin në të cilin kishin marrë pjesë edhe Agron Blakçori, Idriz Balani, Agron Bytyqi, Maks Mero e Izeir Mustafa. Për pamjen e shtatores për të cilën ende nuk është caktuar ndonjë lokacion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme