Pesë fotografi të Jetmir Idrizit do të ekspozohen në Milano

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:48 | Nga

Zyra e avokatit të njohur italian, Giuseppe Iannaccone, do të shndërrohet në hapësirë ekspozimi. Iannaccone është koleksionist i njohur i artit. Të shtunën veprat e dhjetë artistëve shqiptarë do të bëhen bashkë në ekspozitën kolektive “Ex Gratia”, e cila organizohet nga “Giuseppe Iannaccone Collection” dhe “Art House”, qendra artistike në Shkodër, themeluar nga artisti shqiptar Adrian Paci në Shkodër.

Në mesin e veprave janë edhe ato të fotografit të njohur Jetmir Idrizi, i vetmi artist nga Kosova pjesëmarrës në këtë ekspozitë. Në “Ex Gratia” pjesëmarrësit hulumtojnë lidhjet mes njerëzve përmes fotografive, skulpturave që flasin për dashurinë, panteonin e hyjnive, piktura e heronjve mitologjikë e vizatime të peizazheve të bukura.

Idrizi prezantohet përkrah artistëve Silva Agostini, Bora Baboçi, Fatlum Doçi, Lek M. Gjeloshi, Iva Lulashi, Alket Frashëri, Remijon Pronja, Alketa Ramaj e Stefano Romanos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme