Pianisti italian Bellucci e dirigjenti gjerman Videnoff interpretojnë në “ChopinFest” në Prishtinë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veprat e Ludwig Van Beethoven dhe të Franz Schubert do të interpretohen  nesër nga pianisti italian Giovvanni Bellucci dhe dirigjenti gjerman Boian Videnoff  sëbashku me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës në kuadër të “ChopinFest”.

Në konferencën e mbajtur për këtë koncert, u tha se nesër publiku do të ketë rastin të dëgjojë një koncert nga në pianist i madje siç është Bellucci, raporton Ekonomia Online.

Baki Jashari drejtor i Filarmonisë së Kosovës, tha se janë shumë të lumtur që pianisti italian dhe dirigjenti gjerman do të përforcojnë me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës.

“Këtë koncert e karakterizon bashkëpunimi tradicional me Piano festivalin Chopin. Besoj që publiku nesër do të ketë rast që keni të bëjmë me një kalibër të veçantë të një pianisti të madh. Jemi shumë të lumtur që pianisti do të perforomojë me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës”.

Ndërsa Giovanni Bellucci, pianisti nga Italia i cili do të performojë nesër tha se koncerti do ta intrigojë audiencën për faktin se veprat e Bethovenit do ta performohen në festivalin që mban emrin e “Chopenit”.

“Jam shumë i lumtur të jem me ju të shpërndajë muzikë me ju me orkestrën dhe faleminderit që më keni ftuar në Chopen  ëhstq shumë interesant em lu Bethovenin  në Chopenin sepse Chopeni e ka urryer Beethovenin”.

Dirigjenti nga Gjermania, Boian Videnoff,  tha se koncerti i nesërm do të jetë special për faktin se është një simfoni e gjatë  dhe shumë sfiduese pasi ka shumë përsëritje të cilat do të interpretohen në forma të ndryshme.

“…është kënaqësi për mua që të jem këtu prapë në Kosovë nuk ndjehem më si mysafirë, por si pjesë e tyre. Është kënaqësi dhe e shoh shumë special këtë koncert”.

Videnoff në fund bëri thirrje që të ou ndërtohet një sallë koncertale orkestrës së Filarmonisë, pasi siç tha ai muzikantët e meritojnë atë, raporton Ekonomia Online.

Besa Luzha, nga ChopinPiano Fest tha se është shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme. Ajo beson që koncerti i nesërm do të jetë i jashtëzakonshëm.

Koncerti do të mbahet nesër me fillim nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë.

Të ngjashme