Piktura e famshme e Da Vinçit del në ankand

New York | 12 Nën 2017 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

“Salvador Mundi”, një pikturë e Jezu Krishtit nga i famshmi Leonardo da Vinëi e viteve 1500-të, pritet të jetë vepra e artit më e kërkuar në ankandin Christie këtë muaj në New York.

Qendra e ankandit, e cila e ka identifikuar shitësin vetëm si koleksionues evropian, ka vlerësuar veprën e artit në 100 milion dollarë.

“Salvator Mundi” do të ekspozohet pranë pikturës së Andy Warhol “Sixty Last Suppers” e cila portretizon “Darkën e Fundit” nga Da Vinçi e cila po ashtu po shitet me çmim fillestar prej afro 50 milionë dollarësh.

Prej kohësh besohet se “Salvator Mundi” ishte e kopjuar, para se ajo të certifikohej si autentike, raporton Zëri i Amerikës.

Pikturat e tjera të Da Vinçit mbahen në muzeume apo koleksione institucionale. Në ankand po ofrohen edhe “Contraste de formes”, e vitit 1913 nga Fernand Leger që vlerësohet 65 milionë dollarë dhe “Laboureur dans un champ” nga Van Gogh, e pikturuar nga dritarja e një azili francez në vitin 1889 dhe që vlerësohet rreth 50 milionë dollarë.

Ndërkohë, shtëpia tjetër e ankandeve Sotheby’s, me shitje më të pakta se Christie’s, po debuton mbi 60 vepra arti këtë javë.

Ndër më të spikaturat është “Three Studies of George Dyer”, nga Francis Bacon e vlerësuar mes 35 dhe 45 milion dollarë, vepër që po i ofrohet publikut për herë të parë në 50 vjet.

Një tjetër vepër që del në ankand që nga viti 1974 është “Mao” e vitit 1972 nga Warhol. Për herë të parë në ankandin e artit po ofrohet Ferrari me të cilin Michael Schumacher fitoi Grand Prix që përllogaritet të shitet mbi 4 milion dollarë.

Dy shtëpitë e ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s, që tërheqin miliarderët më të mëdhenj të botës dhe koleksionues të artit, pritet të kenë shitje prej shumë se 1 miliard dollarë këtë javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme