Portretet e Helgës, sekreti i veprave të famshme të artit

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 01:10 | Nga

Në mes të viteve 1980, artisti amerikan Andrew Wyeth tronditi botën e artit me zbulimin e mbi 200 portreteve, që kishte krijuar nga e njëjta grua, gjatë një dekade.

Këto piktura dhe vizatime u bënë të njohura si fotot e Helgës, por gjatë kohës që Wyeth i krijoi, ato ishin një sekret i plotë; as gruaja e Wyeth nuk kishte dijeni në lidhje me fotot.

Vetëm një person kishte dijeni për portretet e Helgës: Nancy Hoving, një mike e Wyeth-së, e cila iu betua të ruante sekretin.

Sipas Hoving, Wyethit “i pëlqente që të kishte sekrete… kështu që ai të mund t’i zbulonte ato.

Shumë nga fotot e paraqesin modelen Helga Torsef lakuriq. Sipas Wyeth, gruaja e tij nuk donte aspak që të pikturonte një modele lakuriq, kështu që Wyeth, nga respekti për të, zgjodhi të mos zbulojë ekzistencën e tyre deri kur i bëri publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme