Portreti në dy pamje i Eleanor Rooseveltit

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 15:15 | Nga

Ta shikosh periudhën e Eleanor Rooseveltit si zonjë e parë nga prizmi i karrierës së Hillary Clintonit si grua e një politikani, senatore, sekretare shteti dhe kandidate e dështuar presidenciale, është njësoj sikur të tentosh ta paramendosh dikë të afërt para se të pësonte një lëndim të rëndë: nuk ekziston asnjë mënyrë që të mos e imagjinosh atë në gjendjen në të cilën ka qenë dhe ta paramendosh si ka qenë më parë.

Por dikur kishte qenë një grua shumë e edukuar, e pavarur amerikane dhe nënë e cila e kishte transformuar rolin e zonjës së parë, duke punuar palodhur për drejtësi sociale dhe kishte shërbyer si partnere strategjike për ta ndihmuar burrin e saj karizmatik – duke ruajtur dinjitetin e saj dhe madje edhe një dozë privatësie, në atë pozitë shumë të ekspozuar. Ishte kohë tjetër, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Sigurisht që Eleanor Roosevelt kishte edhe kundërshtarë, njësoj sikurse përkrahës dhe megjithatë ajo ishte vlerësuar – nga vetë Franklin D.Roosevelet – me një masë të lirisë personale për të ushqyer lidhje emocionale me të tjerët.

Një prej më të rëndësishmëve ishte me gazetaren e AP-së, Lorena Hickok (e njohur si Hick), e cila e kishte lënë punën pasi qe bërë shumë e afërt me subjektin e saj, kishte punuar për administratën Rooseveltit dhe më vonë kishte jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

Në korrikun e vitit 1933, pak muaj pasi që burri i saj mori detyrën, Eleanor dhe Hick kishin shkuar në një pushim në New England dhe në Kanada, të pashoqëruara nga Shërbimi i Fshehtë, dhe kishin qëndruar së bashku nëpër hotele e ferma. Sot është e pamundshme që një udhëtim i tillë të mundë të ndodh pa u dokumentuar – dhe pa u ndëshkuar.

Udhëtimi i dyshes është një episod qendror në dy romane të reja që kanë goditur të njëjtën pikë: të bëjnë një kronologji të këtij raporti të guximshëm nga pikëvështrimi i Lorena Hickokut, në zërin e saj prej reportereje.

Rrëfimtarja Amy Bloom dhe novelistja Kelly O’Connor McNees janë shumë të ndryshme si shkrimtare: por megjithatë librat e tyre okupojnë territore të ngjashme. Romani i Bloom, shkruar me mençurinë e saj karakteristike, flet për dashurinë, derisa McNees është një roman më fiktiv që flet për vetminë, zhgënjimin dhe zemrën e Hickut..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme