Portugalia fituese e Eurovision 2017

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 01:19 | Nga

Salvador Sobral, me këngën “Amar Pelos Dois”, është fituesi i festivalit të muzikës “Eurovision 2017”, finalja e të cilit u mbajt sonte në Kiev të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Portugalisë mori 785 vota nga juria dhe votat publike, duke dalë i pari nga 27 shtete sa konkurruan në finale.

E dyta u radhit Bullgaria, kurse e treta Moldavia.

Kjo është hera e parë që Portugalia e fiton Eurovisionin pas konkurrimit për plot 53 vjet në këtë kompeticion.

Kështu, vitin e ardhshëm Euro Song do të organizohet në Portugali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme