Posterët në monumente, qasja e politikës ndaj trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 13:39 | Nga

Partitë politike nuk i kanë kursyer as monumentet për t’i bindur qytetarët që t’i votojnë në zgjedhjes e së dielës. Vetë ato që e kanë votuar Ligjin për trashëgimi kulturore në vitin 2006 në Kuvendin e Kosovës, kanë vepruar në kundërshtim me të gjatë muajit kur është mbajtur fushata parazgjedhore.

Përderisa në takime me qytetarë, kandidatët për kryetarë komunash kanë premtuar zbatim të ligjit, krejt ndryshe është vepruar duke u nisur nga qendra e Prishtinës. Për ata që merren me trashëgimi kulturore, një gjë e tillë është hipokrizi.

Keqpërdorimi i objekteve të trashëgimisë kulturore është bërë së paku në dy qendrat më të mëdha të Kosovës, Prishtinë e Prizren, përderisa në përfundim të fushatës, të premten, edhe një monument në Vushtrri ka shërbyer për reklamim politik. E shtëpitë e kulturës shfrytëzohen gjithandej Kosovës për tubime politike.

IKMM-ja si institucioni kryesor i trashëgimisë kulturore në vend nuk ka reaguar për raste të tilla deri të premten që shkoi.

Krejt këto vendosje të materialeve reklamuese janë bërë në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Është neni 6 i këtij ligji që i sqaron se “trashëgimia arkitekturale nën mbrojtje shenjёzohet qartë me një shenjë të dukshme. Vendosja e materialeve reklamuese në monumentet arkitekturale, ndërtesat e asambleve ose brenda hapësirave konservuese arkitekturale bëhet me leje të shkruar nga institucioni kompetent”. Veprimet e partive politike cilësohen si tregues që shpërfaq trajtimin që u bëhet monumenteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme