Prishtina me plan konkret për art në hapësira publike

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 09:12 | Nga

Komuna e Prishtinës për herë të parë ka bërë plan konkret për shpenzimin e 50 mijë eurove, që tash e sa vite i ndan për art në hapësira publike.

Memorandumi që ka nënshkruar me qendrën për zhvillimin e artit “Q’art” i ka hapur rrugët për këtë. Nëpërmjet tij synon që të pasurojë dhe zhvillojë aktivitetet që lidhen me artin në hapësira publike, por jo vetëm kaq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Yll Rugova, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, ka thënë se përveç planeve për të vazhduar me edicionin e dytë të festivalit “Meeting Of Styles” – i cili në edicionin e parë në maj të vitit të kaluar murin në Rrugën B e bëri hapësirë të grafiteve të artistëve botërorë e vendorë – e kanë fokus që të trajtojnë edhe lagjet e tjera.

“Kodra e Trimave”, “Medreseja” e “Dodona” janë disa prej tyre. E njëri prej synimeve kryesore përmes këtij memorandumi, sipas Rugovës, është shndërrimi i kryeqytetit në ambient më atraktiv edhe për turistët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme