Promovohet enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut”, që flet për 2 500 dëshmorë

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 16:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar enciklopedia me 2 500 dëshmorë të Kombit “Bardhësitë e Atdheut”, i publicistit Afrim Mustafa.

Autori i kësaj enciklopedie tha se ky libër është ribotuar për herë të gjashtë dhe ka për qëllim që të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Por, sipas Mustafës, duhet ndihma e institucioneve në mënyrë që të arrihet qëllimi për përkthim, por edhe qëllimi tjetër që secilës familje të dëshmorëve kjo enciklopedi t’iu dhurohet.

“Enciklopedia me emra e 2500 dëshmorëve nderon ata që dhanë kontributin dhe jetën për lirin të cilën ne sot e jetojmë. Libri është pse pa përkrahjen institucionale është ribotuar për herën e gjashtë. Përmes kësaj enciklopedie arrihet të njoftohet opinionin publik për luftën të cilën e ka bërë UÇK. Synimi I këtij libri është që me u botu në më shumë ekzemplar e me iu dhuruar secilës familje të dëshmorëve. Por për të arritur këtë nevojitet durimi deri atëherë kur të kemi përkrahjen e institucioneve për këtë enciklopedi”, ka thënë Mustafa.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, tha se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë punën e duhur për të përkrahur veprat sikurse enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut”.

“Të shkruash nga vetëm një fjalë për 2 500 persona është gjë e madhe por të marrësh mundin të shkruash për secilin veç e veç është vepër e madhe. Institucionet tona bëjnë shumë pak për këto vepra. Për dëshmorët është pak sepse ata kanë dhënë jetën e tyre sublime për lirinë e vendit, për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Profesori i historisë, Hakif Bajrami, tha se shqiptarët askujt nuk i kanë hak.

“Ne si shqiptarë askujt nuk i kemi hak, sepse në luftërat tona e kemi shkri gjithmonë borën me gjak. Tokat tona janë të lara me gjak në të gjitha viset shqiptare”, ka deklaruar Barjami.

Të ngjashme