Promovohet libri “Fshati i vrarë”, përmban të dhëna për vrasjen e 112 civilëve në Krushë të Vogël

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 14:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri me dëshmi e fakte për masakrën serbe në fshatin Krushë e Vogël.

“Fshati i vrarë”, i autorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi, përmban të dhëna të dokumentuara për vrasjen e 112 civilëve të pafajshëm dhe zhdukjen e kufomave të tyre,  raporton Ekonomia Online.

Autorët thanë se për krimet e kryera nga forcat serbe, të mbështetur nga serbët lokalë, nuk është hetuar e as arrestuar askush.

“Institucionet e vendit dhe faktori ndërkombëtar nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e fatit të këtyre personave”.

Në promovim u tha se libri plotëson të dhëna të munguara për këtë masakër dhe është bazë e mirë për hetuesit e krimeve të luftës në Kosovë.

Të ngjashme