Promovohet libri ”Kujtime dhe Përjetime”

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 13:54 | Nga

Në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në kryeqytet është promovuar libri ”Kujtime dhe Përjetime” i autorit Shaban Kajtazi.

Kajtazi i cili është Kryetar i lidhjes së Pensionostëve të Kosovës, tha se libri ka të bëjë me kujtime nga lufta e dytë botërore deri në dalejn e celulave të para të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.

Redaktori i librit Mehmet Rukiqi, tha se krijimtaria shqiptare prej sot është pasuruar me këtë libër kujtimesh të Kajtazit. Sipas tij, kjo vepër trajton shumë tema të rëndësishme, ku në shumë momente të rëndësishme ishte vet dëshmitar autori.

“Nga unë si redaktor kjo vepër vlerësohet si thesar. Kjo vepër Shaban Kajtazit i siguroi edhe një vend nderi në krijtimarinë shqiptare”, tha Rukiqi.

Ndërkaq, recenzenti i librit prof. dr Jusuf Osmani tha se autori nëpërmjet kujtimeve të veta sjell një libër real si protagonist i ngjarjeve madhore në kohët e vështira të Kosovës. Sipas tij, ky libër është ndryshe nga librat me temtikë të tille, pai autori këtu edhe ka analizuar shumë cështje, transmeton Klan Kosova.

Osmani tha se kjo vepër mund të cilësohet si material i besueshëm e ndërkohe edhe për studim të historisë së vendit.

Vet autori tha se garanton se ky është vetëm këndvështrim i tij i ngjarjeve në të cilat ka qenë prezent.

“Asnjë botim nuk është i përsorsur, aq më pak ky i imi, por besoj se do t’i ndihmojë gjeneratat e reja në ruajtjen e identitetit e historisë”, tha Kajtazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme