Promovohet romani “Për 7 vite” i Almira Gashit

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 15:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar romani “ Për 7 vite”, i autores Almira Gashi. Tematika e romanit kryesisht është me përmbajtje të ligjërimit artistik në formë të ditarit personal. Shkrimi i romanit Almirës i ka zgjatur dy muaj, derisa frymëzimin thotë ta ketë marrë prej rasteve të zhgënjimit në jetë, raporton Ekonomia Online.

“ Për 2 muaj ka zgjatur shkrimi i romanit. Frymëzimi për romanin më ka ardhur pasi që ka shumë raste të tradhëtisë, zhgënjimit në jetë.  Arrita të realizojë këtë roman”, shprehet autorja e romanit “Për 7 vite”.

Në anën tjetër, redaktori i librit Nezir Prokshi, e quan guxim mahnitës  për krijuesit e rinj publikimin e këtij romani.

“ Ky roman i parë i Almira Gashit  është shkrim më strukturë të hapur, me një stil të ri. Nga 5 kapituj  që nga tregimi skica deri te novela që lidhet me formën e ligjërimit aritisik. Ka edhe elemente të një ditari personal, një dorë shkrimi prej një pene të ndritur. Gjuha e pastër dhe energjia e ritmit, që e paraqet konstruktin personal të Almirës. Prozë e bukur me elemnte poetike “, tha Prokshi.

Kritiku i letërsisë Prend Buzhala, Almirën e quan një romanciere të mirëfilltë e të talentuar, derisa në pika të shkurtëra bën një përmbledhje të romanit.

“ Almira mediton, krijon, dhuron mesazhe që vijnë nga bota e brendshme dhe realiteti jetësor, për të zgjuar jetën e të papriturës . Romani fillon me personazhin Hanën për jetën e saj, për ta rirregulluar jetën e saj, dilemën e zgjidh në fund të romanit. Pati barrë të rëndë të padurueshme jeta i mori gjithçka në jetë. Romani e ka te veçanten e vet, ku Hana dhe Edeni dashurohen martohen,  prindërit i vdesin në aksident, ata ndahen me divorc për të shkaktuar tragjeditë e tjera jetësore edhe Hëna vendoset pranë litarit. Është roman i gjatë për vuajtjen e dashurisë”.

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën e letërsisë Sali Bashota ndjehet i gëzuar që krijuesit e rinj po depërtojnë edhe në Prishtinë.

Lektori Sabit Jaha, shprehet i habitur me autoren.

“ Kam menduar që është autore e shumë vlerave dhe kam menduar që është më e moshuar. Juve miq ju lumtë për solidaritetin, mirëkuptimin. I jepni krahë , e shtytni ma tutje, bëhuni sa më të fortë, të iu sigurohemi sukseseve. Jam hamendur kush është kjo krijuese po bindem me shumë se po na gëzon kjo gjeneratë e re, që të dalin me këso vepra para opinionit”, tha Jaha.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme