Pse protestuan aktoret në Kanë?

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:58 | Nga

Dhjetëra gra yje të filmave kanë mbajtur një protestë në Festivalin e Filmit në Kanë, duke kundërshtuar diskriminimin gjinor në industrinë e filmit.

Cate Blanchett, Kristen Stewart dhe Salma Hayek ishin në mesin e grave që protestuan në tepihun e kuq.

Festivali prestigjioz i Kanës u kritikua mjaft pasi dështoi të përfshijë më shumë filma me regjisore gra. Vetëm 82 filma pjesëmarrës në këtë festival janë me regji të grave, krahasuar me 1.645 ku regjisorë janë meshkujt.

Kjo shprehje e pakënaqësisë vjen pas një periudhe përplot skandale në Hollywood, në lidhje me ngacmimet seksuale.

Kjo është hera e parë që po mbahet Festivali i Filmit në Kanë, pas akuzave për sulme seksuale ndaj producentit Harvey Weinstein.

Actresses and female directors stand on the steps of the red carpet in protest of the lack of female filmmakers honoured throughout the history of the festival during the 71st annual Cannes Film Festival, in Cannes, France, 12 May 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme