Publikohet filmi për Tupac, “All Eyez on Me”

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 14:01 | Nga

Duket që ka kaluar shumë kohë duke e pritur publikimin e filmit biografi për Tupac Shakur, “All Eyez on Me”, dhe më në fund është mbajtur edhe premiera e tij.

Filmi do të shfaqet në teatrot nëpër Amerikë që nga dita e premte, ndërsa premiera e tij është mbajtur të mërkurën.

Ky film, në të cilin luajnë Demetrius Shipp Jr. në rolin e Tupac, Danai Gurira në rolin e Afeni Shakur, dhe Kat Graham në rolin Jada Pinkett, fokusohet në famën e Tupac, dhe si i kapi majat legjenda e hip-hop.

Të pranishëm në këtë premierë ishin edhe yjet si Russell Simmons, MC Hammer, dhe Tia Mowry.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme