Punimet e artistit shqiptar ekspozohen në monitor gjigant në Paris

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 14:49 | Nga

Fotografitë e mrekullueshme të artisti shqiptar Adrian Limani, së fundmi janë ekspozuar në Paris

Fotografitë e artisti Limani, janë shfaqur në një monitor gjigant të një kompanie e cila shfaqë punime të ndryshme artistike nga artistë të ndryshëm, e kësaj radhë edhe të artistit shqiptar.

“Bëhet fjalë për kompaninë “Vente Privee” që në fasadën e tyre kanë monitor gjigant ku shfaqin punime artistike nga artistë të ndryshëm botëror. Këtë javë ekskluzivisht për ditë me radhë i kanë shfaqur vetëm punimet e mija”, ka thënë Limani për KultPlus.

Punimet e artisti Adrian Limani, do të shfaqen përsëri në shkurt të vitit 2018-të.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme