Rreth 500 mijë euro për Kompleksin e vëllezërve Gërvalla

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 20:11 | Nga

Në kuadër të vizitave të sotme, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar edhe Komunën e Deçanit, për të inspektuar investimet kapitale të MKRS-së në këtë komunë.

Në vizitën e tij në Deçan, Shala, ka qëndruar edhe në fshatin Dubovik, në vendlindjen e Bardhosh e Jusuf Gërvallës.

Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla. Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar do t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla.

Ministri ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në Sallën e Sporteve të Deçanit, i cili ndodhët në fazën finale dhe ku ministria do të investojë edhe rreth 400 mijë euro.

Shala poashtu inspektoi edhe investimet që po bëhen në projektin e rrethojës së stadiumit të Deçanit, projekt i cili do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen edhe tribunat e stadiumit.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në në këto projekte kapitale është i mirëseardhur dhe e falënderon ministrinë për përkrahjen.

GErvallaGervalla 2

Të ngjashme