Rreziku nga shprishja e politikës dhe nevoja për rikthim drejt moralit

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 10:27 | Nga

Politika dhe morali janë dy nocione, raportet e të cilave në mes vete janë mjaft interesante sidomos nga këndvështrimi i politikës si praktikë. Shpeshherë qytetarët, zgjedhësit, votuesit i ngatërrojnë pa qëllim këto dy nocione. Por jo rrallë pushtetarët dhe synuesit e pushtetit i ngatërrojnë me qëllim ato.

Zbulimi i raporteve të drejta në mes të moralit dhe politikës dhe zhveshja e tendencave të pushtetarëve dhe synuesve të pushtetit për të manipuluar me këto raporte është një detyrë që në vendet e zhvilluara industriale me sistem shumëpartiak i obligojnë këto segmente të rëndësishme të shoqërisë: shkencëtarët politikë, sociologët, filozofët dhe përfaqësuesit e mediave, shkruan sot Koha Ditore.

Në rastin e Kosovës kryerja e një detyre të tillë has në vështirësi të theksuara. Së pari, literatura filozofike, sociologjike dhe shkencore politike në Kosovë ka filluar të depërtojë, e përkthyer, në të shumtën e rasteve, shkel e shko.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme