Shënohet Dita Botërore e Librit, të rinjtë të lënë anash teknologjinë e të lexojnë më shumë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:17 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “PJetër Bogdani”, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë nxënës, arsimtarë e qytetarë.

Aty për të rinjtë u bë thirrje që të përdorin më pak teknologjinë dhe më shumë të lexojnë, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësja e departamentit të arsimit bibliotekar në bibliotekë, Ramize Bajraktari, tha se nuk mund të themi se ka rënë lejueshmëria, por sipas saj, nuk mund të haset edhe në shumë lexues pasiononte.

Ajo ka thënë para nxënësve se teknologjia po e zbeh mësimin, por ajo asnjëherë nuk mund të zëvendësoj librin fizik.

Bajraktari u bëri thirrje nxënësve që sa më shumë të lexojnë sepse sipas saj leximi ndikon në krijimin e personaliteti dhe nxit të menduarit kritik.

“Kjo datë domethënëse është caktuar për ti bërë homazh librit dhe autoreve të tij. Është një thirrje të rris respektin për autoret e librave, prandaj ështe ngjarja më e sponzpositizur nga UNESCO. Librat janë mundësi për lirinë e shprehjes dhe shpërndarjen e informacionit. Çdo libër përcjellë diçka të re. S’mund të themi se ka rene leximi në ndërkohe por jo shume mund të hasim në lexues pasiononte. Teknologjia po e zbeh mësimin”.

“Shumë faqe në internet janë të hapura, por nuk mund të zëvendësohet libri fizik. Leximi i librave të nxënësit përveç që ndikon në formimin intelektual, zhvillon edhe shprehinë për të lexuar vazhdimisht. Duke lexuar libra mësojmë ngjarje të reja, largohemi nga rutina probleme dhe nxisim të menduarit kritik”

Bajraktari tutje u shpreh se shoqëria duhet të ndërgjegjësohet për të promovuar librin dhe për të paraqitur vlerat e tij, pasi sipas saj kjo mbetet sfiduese.

Ajo ka kërkuar nga institucionet të hartojnë dhe implementojnë politika të qarta në këtë drejtim.

“Përpjekjet për të nxjerr në pah vlerat e librit janë sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohemi dhe të dyfishojmë përpjekjet për te promovuar librin. Përgjegjësia më madhe bie mbi institucionet e arsimit dhe kulturës të cilët duhet të punojnë në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta në këtë drejtim”.

Drejtoreshë e shkollës fillore, “Ismail Qemaili” Hatmane Demiri, u ka bërë thirrje të rinjve që ti lënë anash telefonat dhe të lexojnë sa më shumë libra, sepse sipas saj, shteti nuk mund të zhvillohet pa dije e njohuri.

“Libri duhet të jetë ditë për çdo ditë. Në momentin që nuk lexojmë ne kemi vdekur. Sa më shumë të lexojmë, sa më shumë të vizitojmë bibliotekën, ti lëmë ata telefona sepse libri kur lexohet live është shume më mire. Fëmijët e kanë lënë pak librin anash, por me një sensibilizim të gjitha shkollat, ne dhe akademia të bëjnë thirrje që sa më shumë të lexojnë sepse shteti nuk ecë përpara pa lexim, dije e njohuri”.

Nxënës të shkollave “Ismail Qemaili” dhe “Meto Bajraktari”, “Hasan Prishtina” dhe Nazim Gafurri” kanë lexuar shkrime të cilat vet i kanë punuar.

Nxënësit kanë plotësuar një pyetësor të thjeshtë për të kuptuar njohuritë e tyre rreth Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, derisa në fund të aktivitetit atyre u janë dhuruar edhe libra. Më pas nxënësit kanë vizituar ambientet e Bibliotekës.

Të ngjashme