Shënohet Dita ndërkombëtare e Muzeut

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 11:09 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Muzeu i Kosovës i Kosovës ka shënuar “Ditën ndërkombëtare të Muzeut” me aktivitete të ndryshme. Madje nxënësit e shkollës Teknike  “28 Nëntori”, për këtë ditë kanë vizatuar një mural me simbole të cilat përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj ka thënë se gjatë kësaj dite pret mysafir si nxënës, turist e përfaqësues të institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Ai tregoi gjithashtu që këtë ditë Muzeu i Kosovës e ka më të veçantë, sepse që nga nëntori i vitit të kaluar ky muze është pjesë e organizatës botërore të muzeve” ICOM”.

“Ne sot presim të në vizitojnë nxënës të shkollave të Prishtinës, kryeqyteti jonë ka edhe turistë kështu që ne presim edhe turistë, por edhe përfaqësues të institucioneve. Në kuadër të kësaj dite kopshte, dhe shkolla fillore të komunës së Prishtinës kanë disa aktivitete, të cilat do t’i zhvillojnë në ambientin e Muzeut. Ky vit është i veçantë për ne, sepse për herë të parë po e festojmë këtë ditë si pjesë e organizatës botërore të muzeve ICOM”, ka thënë Boshtrakaj.

Kurse sa i përket anës financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), ai ka thënë se “besoj nga vitit i ardhshëm ne do të funksionojmë me një buxhet të pavarur, dhe të mos jemi më pjesë e katedrave të Ministrisë së Kulturës”.

Për të zbukuruar këtë ditë kishin ardhur edhe fëmijë të kopshteve të kryeqytetit që të vizitojnë Muzeun e Kosovës.

Bora dhe Sinera dy gjashtëvjeçare që kishin ardhur me bashkëmoshataret e tyre treguan që në Muze kanë ardhur që të shohin bukuritë e atij ambienti dhe të njoftohen me arkeologjinë e popullit shqiptar.

“Na këtu në muze kemi ardhur me vizituar, me pa çka ka edhe me u njoftuar më shumë me Muzeun. Gjithashtu në fund na kemi me kërkuar edhe thesarin, sepse në Muze ka thesare”, ka thënë Bora, e cila ishte entuziaste për vizitën e saj të parë në muze.

Të ngjashme