Shprehje nga Carl Jung që na ndihmojnë ta njohim më mirë veten

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe filozof. Ai ishte një impuls për të zgjeruar ndërgjegjen e njeriut, në pothuaj çdo manifestim të neurozës apo depresionit.

Gjeni më poshtë 20 prej thënieve më të rëndësishme të këtij dishepulli të Sigmund Freudit, që na ndihmojnë të njohim më mirë vetveten:

Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.

Çdo gjë që na irriton në lidhje me të tjerët, mund të na shpjerë drejt një njohjeje më të mirë të vetvetes.

Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.

Takimi mes dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: të dy elementët transformohen edhe nga reaksioni më i vogël.

Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.

Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.

Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.

Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.

Tregomëni një njeri normal, dhe unë do ta shëroj atë për ju.

Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.

Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.

Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.

Shpesh, duart do të zgjidhin një mister, për të cilin intelekti është munduar më kot.

Një ëndërr, është një derë e vogël dhe e fshehur, në strehën më të thellë dhe intime të shpirtit, e cila i hapet asaj nate të qëmotshme kozmike që ishte shpirti, shumë kohë përpara se të ekzistonte egoja e të ndërgjegjshmes.

Një njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer ato.

Perceptimi juaj do të bëhet i qartë, vetëm kur të mund të shihni në shpirtin tuaj.

Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.

Ne mund të mendojmë se e kontrollojmë plotësisht vetveten. Megjithatë, një mik mund të zbulojë kollaj dicka për ne, për të cilën as nuk e kishim idenë.

“Magji” është thjeshtë një tjetër fjalë për të përshkruar një përcaktim psikologjik.

Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme