“Shqiptarë, boll dhatë mend mbi çdo këngëtar në Eurovision!”

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 01:20 | Nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Eurovizion ka shkaktuar gjithmonë debate, qoftë në rastet e kualifikimit ashtu edhe në rastet e skualifikimit.

Hersi Matmuja ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian e para 3 viteve me këngën “One Night’s Anger”. Pavarësisht performancës së mirë, Hersi nuk arriti të kualifikohej në natën finale.

Pas performancës së Linda Halimit në Eurosong mbrëmjen e kaluar, Matmuja ka shkruar një status të gjatë në Facebook ku kritikon publikun shqiptar për komentet para dhe pas festivalit.

“Nuk jam shprehur shpesh në rrjete sociale e asnjëherë nuk kam dhënë mend mbi artin, edhe pse i kam të gjitha kompetencat, por është në natyrën time”, shkruan Hersi. “Këtë herë ndiej të them diçka. Shqiptarë, boll dhatë mend mbi çdo këngëtar, këngë apo kompozitor që merr pjesë në Eurovizion!”.

“Është turp! Mjaft! Gomari nuk fluturon! Lindita Halimi meritonte finalen, pa diskutim. Shumë vende që kaluan finalen as “pub”-i më i vogël i Tiranës nuk i pranon”, përfundon këngëtarja.

Hersi tashmë është zhvendosur në Itali, ku dhe vazhdon karrierën si këngëtare lirike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme