Shqiptarët me tupan e valle “e kallin” Sindelfingenin e Gjermanisë

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 16:59 | Nga Bashkim Bekolli

Mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në Sindelfingen të Gjermanisë, përpos punës dhe aktiviteteve tjera të rëndomta gjejnë kohë edhe për festë.

Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Isa Boletini” dhe në mbështetje të autoriteteve komunale, qindra bashkatdhetarë kanë festuar Festën Ndërkombëtare të qytetit të Sindelfingenit, që njihet ndryshe si “Festa e Rrugëve”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë manifestim performoi ansambli shqiptar që vepron në kuadër të shoqatës “Isa Boletini”, porse nuk munguan as këngët dhe vallet me tupanë.

Arti, kultura dhe sjellja e bashkatdhetarëve tanë në këtë qytet, la mbresa të mira edhe tek banorët gjermanë, por edhe të vet kryetari i këtij qyteti.

Ata u shprehën të entuziazmuar me performancën e trupës dhe në përgjithësi me kulturën dhe traditën shqiptare.

Nën ritmin e këngëve të bukura shqipe të interpretuar nga këngëtarja Benita Pula dhe tupanxhiu, Jozef Pervorfi, të gjithë të pranishmit vazhduan vallen me orë të tëra.

Aty u panë të gjitha shtresat, duke mos përjashtuar as të vegjlit, të cilët në mënyrën e vet iu gëzuan kësaj feste që tashmë është bërë pjesë e shqiptarëve që jetojnë në këtë rrethinë.

Valltarët e Shoqata Kulturore Isa Boletini

Posted by Vilson Markaj on Friday, June 16, 2017

Internationales Strassenfest SindelfingenFesta Internacionale në Sindelfingen organizuar nga Shoqata Kulturore Isa BoletiniVetem Shqip Me Kengetaren Benita Pula ndersa me tupan Jozef Pervorfi

Posted by Vilson Markaj on Saturday, June 17, 2017

Të ngjashme