Më shumë se një mijë anëtarë në bibliotekën “Sylejman Krasniqi”

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 15:50 | Nga

Në mbyllje të vitit 2016, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit organizoi takimin e fundvitit me shoqata kulturore, artistë, lexues dhe dashamirës të artit dhe të kulturës.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, tha se gjatë vitit 2016 kanë pasur sfida të shumta, por janë munduar të punojnë për përmbushjen e nevojave shpirtërore të qytetarëve.

Gjatë vitit 2016 janë organizuar një mori aktivitetesh kulturore, sportive e rinore, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm njerëzish.

“Me theks të veçantë jemi munduar të përmbushim nevojat e të rinjve për sport e rekreacion, kemi bërë furnizimin e vazhdueshëm të bibliotekave me literaturë, kemi krijuar kushte më të mira për lexim në bibliotekën komunale ‘Sulejman Krasniqi’,  si dhe kemi organizuar aktivitete promovuese të krijuesve të ndryshëm”, tha ai.

“Duhet cekur se për herë të parë numri i anëtarëve në këtë bibliotekë kalon shifrën një mijë dhe kjo është arritur falë angazhimit konkret me të rinjtë e komunës së Rahovecit në fshatra dhe në qytet”, shtoi Shtavica.

Më pas u ndanë mirënjohje e shpërblime për 12 lexuesit më të rregullt, anëtarë të bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, si dhe mirënjohje për disa shoqata kulturore e artistike. Me mirënjohje u nderuan: Qendra Rinore SHL-Kosova, shoqata e artistëve figurativ Art Studio,  SHKA-të “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, “Anadrini” në Dejnë, “Rahoveci” në Rahovec, shoqata “Hardh Fest”, shoqata “Fondi për Edukim, Kulturë dhe Trashëgimi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme