Strati do ta shpalosë mozaikun me Shën Terezën më 28 Nëntor

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 20:04 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku ka takuar mjeshtrin e mozaikëve Saimir Strati, i cili po krijon mozaikun me portretin e Nënës Terezë.
Ky mozaik, i cili po krijohet me kapëse të njohura si “staples” pritet të ketë dimensione gjigande të cilat do t’ia mundësojnë hyrjen në Librin e Rekordeve Guinness.

Vepra do t’i prezantohet publikut me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.

Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar punën monumentale të artistit Strati, duke e falënderuar për këtë vepër të madhe të Shën Terezës, që po e krijon në shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës në Muze, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa ka vizituar edhe një punëtori e cila po zhvillohet me përfaqësues nga vendet e Ballkanit si dhe ka vizituar disa vepra të trashëgimisë kulturore dhe artistike.

unnamed-1 unnamed

Të ngjashme