Studentët e UBT-së pjesë e festivalit “DokuFest”

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 14:22 | Nga

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër “DokuFest”, festival i cili organizohet tash e gjashtëmbëdhjetë vite, në Prizren.

UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e festivalit, sipas së cilës është hartuar një projekt i përbashkët, në kuadër të të cilit studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim janë angazhuar në përcjelljen e ngjarjeve me shkrime dhe videomateriale.

Qëllimi i bashkëpunimit mes UBT-së dhe DokuFest-it është që studentët të përfitojnë përvoja profesionale si dhe të aftësohen për profesionin e tyre.

Përmes këtij projekti synohet që, në kuadër të bashkëpunimit, studentët të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin në aspektin praktik, të punojnë dhe njëkohësisht të fitojnë disiplinë në punë si dhe atyre u krijohet mundësia që të punojnë me staf profesional të mediave.

Projekti ka filluar në maj të këtij viti dhe pritet të përfundojë më 14 gusht, me ç’rast për studentët pjesëmarrës do të ndahen certifikata nga UBT dhe “DokuFest”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme