Teatri “neumarkt” nga cyrihu vjen me një shfaqje në prishtinë

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 17:10 | Nga

Për herë të parë teatri profesional “Neumarkt” nga Cyrihu prezanton një shfaqje në Kosovë. Bëhet fjalë për shfaqjen “Ndërtimi” të Franc Kafkës.

Ideja ishte e artistit nga Kosova, Besim Morina, i cili punon dhe vepron në Cyrih të Zvicrës.

Morina i cili është edhe skenograf i kësaj shfaqje ka treguar për albinfo.ch se dëshira ka qenë e përbashkët që të jepet kjo shfaqje në Kosovë edhe nga regjisori Peter Kastenmüller, që është dhe drejtori i teatrit dhe Max Simonischek, që është një ndër aktorët më të kërkuar në fushën e teatrit dhe filmit në pjesën gjermanofolëse.

Shfaqja është interpretuar nëpër teatro të ndryshme si në Gjermani, Austri, etj.

“Ndërtimi” do të jepet premierë në Teatrin Dodona më 20 dhe më 21 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme