“The Price of Everything” shtron pyetje miliardëshe për artin

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

“Ka shumë njerëz që e dinë çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje”, rikujton koleksionuesi i artit, Stefan Edlis, në dokumentarin e ri të realizuar nga Nathaniel Kahn. Fjalët, të paatribuara në film e që janë burim i titullit të dokumentarit, janë marrë nga “Lady Windermere’s Fan” të Oscar Wilde, për të përkufizuar një cinik.

Por përderisa kjo ese shumëngjyrëshe dhe e gjallë kinematografike mbi artin botëror me raste vjen si shumë skeptike dhe vazhdimisht e thelluar në mendime, cinizmi në të vërtetë nuk zë vend në agjendën e saj.

Në vend që të vajtojë ndikimin e parasë në artin bashkëkohor, dokumentari “The Price of Everything” në të vërtetë ekzaminon lidhjet ndërmjet komerciales e estetikës nga kënde të ndryshme.

“Nuk mund ta keni një periudhë të artë pa ar”, thotë dikush, dhe bazuar në këtë standard ne aktualisht ndodhemi në një epokë platini.

Të ngjashme