Thënie briliante për gratë, në ditën e tyre

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 17:50 | Nga

Thënie amerikane: “Gratë janë të këndshme të biesh në krahët e tyre, por jo në duart e tyre”.

Thënie spanjolle: “Gruaja dhe vera e tërheqin burrin nga gjykimi”.

Thënie franceze: “Dobësia e burrit bën forcën e gruas”.

Thënie franceze: “Gruaja qesh kur mundet, dhe qan kur do vetë”.

Thënie franceze: “Gruaja të fal, vetëm pasi të ka dënuar”.

Thënie angleze: “Gruaja e zemëruar është si gjarpri që pickon”.

Thënie rumune: “Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela”.

Thënie greke: “Kundër helmit të gjarprit gjendet ilaç, ndërsa kundër inatit të gruas nuk ka ilaç”.

Thënie latine: “Femra e virtytshme kur e zgjedh burrin, konsultohet me ndërgjegjen dhe jo me sytë”.

Thënie latine: “Martesa e një vajze është aq e nevojshme, sa është hapja e një pusi aty ku nuk ka ujë”.

Thënie gjermane: “Gjuha e gruas është si një shpatë, që ajo nuk e lë të ndryshket”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme