TK e Dodona dhanë 403 shfaqje, vetëm 31 mijë shikues

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 14:47 | Nga

Agjencia e statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat Kulturore për 2015”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, ka rezultuar se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 738; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22 810; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 600.

Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 954.

Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 627 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 234.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 472.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme