“Tout en haut du monde” shfaqet në Anibar

Pejë | 17 Gus 2016 | 00:32 | Nga

Filmi “Tout en haut du monde”, do të shfaqet në Teatrin “Istref Begolli”, të mërkurën, nga ora 14.

Filmi flet për një vajzë të re që shkon në një aventurë epike drejt Polit të Veriut, për të gjetur gjyshin e saj.

Lianne-Cho Han vjen në Pejë për të prezantuar Long Way North. Ai është drejtor artistik i filmit, dhe gjatë prezantimit do të shfaqë sekuenca nga filmi, story board, analizën e ilustrimeve, the imazhet finale.

Prezantimi i tij do të përmbajë imazhe dhe prapaskena në bardh e zi, dizajn të karaktereve, dhe skriptën e ngjyrave të filmit.

Prezantimi do të mbahet në një ditë pas shfaqjes së filmit “Long Way North”, të enjten më 18 gusht.

Ky program është përkrahur nga Ambasada Franceze në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme