U promovua libri “Duke i shëruar plagët e luftës”, i autorit Ibish Ahmeti

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 14:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, u promovua libri-ditar lufte, “Duke i shëruar plagët e luftës”, nga mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, dr. Ibish Ahmeti.

Për librin e Ahmetit referuan analistë, publicistë dhe njohës të rrethanave organizative, historike dhe politike të luftës 1998-1999, të cilët vlerësuan se autori i përshkrimeve të këtyre ngjarjeve me mjeshtërinë e një kronisti dhe me ide të qarta, ka sjell tabllo të tilla lufte që të duken sikur shikon me sy drejtpërdrejt në ato pjesë të trojeve ku qëndroi ai gjatë luftës, si luftëtar e mjek lufte.

Po ashtu u tha se ky libër është ditar dokument historik dhe njëkohësisht libër letrar. Librin e karakterizon një gjuhë e kuptueshme dhe e përshtatshme, gjë që e bënë të lehtë për t’u kuptuar nga çdo lexues. Autori i librit ka bërë një punë të çmueshme jo vetëm si një mjek lufte por edhe si shkrimtar ku i dhuron lexuesit një libër me vlera të mëdha dokumentare, historike dhe letrare.

Autori i librit në fjalën e tij para të pranishmëve tha se mungesën e një fotoaparati apo video-kamere, si mjet përcjellës i rëndësishëm i ngjarjeve të mëdha siç është lufta është munduar ta kompensojë me një laps dhe një fletore.

“Gjatë gjithë kohës jam munduar të mos jem vetëm mjek i luftës, por të jem edhe pjesëmarrës aktiv i luftës edhe në aspektin ushtarak. Do të doja shkruaja vetëm fjalë të mira, por ky ditar do ta humbiste qëllimin dhe kuptimin po t;i shmangesha realitetit të asaj kohe, i cili shpeshherë më bëri të mos ndihem mirë”, tha Ahmeti.

Libri përmbledh zhvillimet e bujshme të luftës në formën e një kronike autentike ngjarjesh, herë-herë të shkruara në baza ditore, që lidhen kryesisht me luftën e frontit të Budakovës për një vit luftë (1998-1999), aq sa autori (Ibish Ahmeti) qe në krye të spitalit ushtarak.

Në këtë libër lexuesit do të mund të gjejnë, po ashtu, informacione të sakta për të gjitha vrasjet, plagosjet, rezistencën e luftëtarëve, rëniet heroike të dëshmorëve etj., si dhe për dritëhijet brenda radhëve të UÇK-së, e për shumëçka tjetër.

libri1

libri2

ibish-ahmeti

Të ngjashme