Vatikani ekspozon koleksionin e pikturave për herë të parë në Rusi

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 10:02 | Nga

Ekspozita do të hapet nesër në mbrëmje dhe do të qëndrojë e hapur deri në 19 shkurt të vitit tjetër.

42 piktura nga Muzeu Pinacoteca në Vatikan dot ekspozohen në Tretyakov Gallery në Moskë.

Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Presidentit Putin dhe Papa Françeskut. Në mesin e pikturave është edhe “The Deposition”, pikturë e Caravaggio.

Ekspozita do të hapet nesër në mbrëmje dhe do të qëndrojë e hapur deri në 19 shkurt të vitit tjetër, dhe paraqet bashkëpunimin e parë serioz kulturor mes Vatikanit e Rusisë.

Në mesin e pikturave vjen edhe “Faith and Charity” e Raphael dhe “The Martyrdom of St. Erasmus” pikturë e Nicolas Poussin.

Organizatorët thonë se koleksioni që do të paraqitet në Moskë është më i miri që ka Vatikani dhe është sakrificë e madhe kjo që po bën Vatikani, për faktin se ky koleksion vizitohet nga gjashtë milion njerëz çdo vit.

Biletat për ekspozitën kanë dalë në shitje edhe online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme